“Nëse Ballkani nuk mund të vijë, le të vijë BE tek ne”, Rama: Thirrje të investojnë për krizën energjetike
Shqipëria po bëhet gati për në BE, sido që të jetë.
“Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë tek ne”, është titulli i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për një editorial të publikuar në Politico.eu.
Rama i bën thirrje BE-së të investojë në Ballkan për krizën energjetike.
Ai shpreh hapur pikëpamjet e tij ndaj atyre që nuk duan rajonin në BE. Kujton se prej vitesh përsëritet refreni për të ardhmen europiane por që nga samiti i Selanikut deri tani dyert mbeten të mbyllura nga grindjet e brendshme, të cilat sipas Ramës nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin mund të anulohet për ca kohë.
"Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë shpërblimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për të eliminuar.
BE-ja duhet të pranojë se po humbet turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale – Bullgaria.
E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut – e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin – dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së" shkruan Rama në editorial.
Kryeministri thotë se Brukseli zyrtar megjithatë mund të ndihmojë me investime.
"Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa rritur indinjatën e atyre që kundërshtojnë anëtarësimin tonë."
Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur.
Së fundi, BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tri vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm, ndërkohë që Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 për qind të PBB-së së secilit prej vendeve tona."
Pavarësisht premtimeve të pambajtura, Rama zotohet se Shqipëria që ai drejton është e përkushtuar ndaj idealeve europiane. Mesazhi i drejtëpërdrejtë mbetet Ballkani nuk do të presë përjetësisht.
"BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tri vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm, ndërkohë që Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 për qind të PBB-së së secilit prej vendeve tona" shkruan Rama.
Nisma e "Ballkanit të Hapur" thotë ai është ndërtuar në frymën e procesit të Berlinit. Ky editorial vjen në një kohë kur po afron dita për vendimin nëse do mbahet konferenca ndërqeveritare.