Alarmohen japonezët/ Rusët dhe kinezët bashkëpatrullim në Paqësor

Rusët dhe kinezët kanë bashkuar forcat për ta patrulluar së bashku Oqeanin Paqësor.

Luftanijet, nëndetëset dhe aviacioni i dy vendeve të fuqishme aziatike janë bërë bashkë nga 17 tetori deri më 23 tetori për të patrullime në pjesën perëndimore të oqeanit Paqësor.

Moska dhe Pekini, të cilat organizuan stërvitje të përbashkët detare në detin e Japonisë në fillim të tetorit, kanë kultivuar lidhje më të ngushta ushtarake dhe diplomatike vitet e fundit, në një kohë kur marrëdhëniet e tyre me Perëndimin janë acaruar.

Ndërkohë, rajoni i Azi-Paqësorit ka marrë një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga NATO dhe amerikanët, teksa aleanca të reja janë duke e formuar mes vendeve.

Task-forca ruso-kineze me 10 anije, 5 ruse dhe 5 kineze, lundroi përmes ngushticës Tsugaru, e cila kalon midis ishujve japonezë, dhe solli shqetësim për vendin aziatik.

Forcat Detare të Japonisë, vëzhguan nga afër grupin e anijeve ruse dhe kineze ndërsa kalonin tranzit në ujërat ndërkombëtare të ngushticës Tsugaru, ku ngritën në ajër një aeroplan patrullimi detar.

“Detyrat e patrullave ishin demonstrimi i flamujve shtetërorë të Rusisë dhe Kinës, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azi-Paqësorit dhe kujdesi për aktivitetet ekonomike mes dy vendeve”, tha ministria e Mbrojtjes ruse në një deklaratë për shtyp.