Tetori rozë “në UET”, mjekja: Çdo grua duhet të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit
Studentët e imazherisë, fizioterapisë dhe infermierisë në Universitetin Europian në kuadër të muajit rozë përmes një leksioni të hapur u bënë misionar të përcjelljes së mesazheve ndërgjegjësuese për kryerjen e mamografisë. Mjekja imazheriste Najada Kallashi tha krahas kujdesit fizik çdo grua duhet të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit.
Studentët e imazherisë, fizioterapisë dhe infermierisë në universitetin europian në kuadër të muajit rozë përmes një leksioni të hapur u bënë misionarë të përcjelljes së mesazheve ndërgjegjësuese për kryerjen e mamografisë.
Mjekja imazheriste, Najada Kallashi, tha se krahas kujdesit fizik çdo grua duhet të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit.
"Nëse të gjitha nënat, motrat, çdo femër kalon 20 minuta në parukeri, ne i bëjmë thirrje vetëm 10 minuta pranë mjekut për t'u diagnostikuar në kohë," tha Kallashi.
Sensibilizimi i shoqërisë mund të sjellë reduktim të fataliteteve.
"Nëse ne çdo ditë do sensibilizonim njerëzit pranë nesh të diagnostikoheshin në kohë kanceri i gjirit mund të luftohet" shtoi ajo.
Sipas një raporti të OBSH-së vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 936 raste me kancer gjiri, ku 260 persona fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
