Bllokohet “Pushimi i Shoferit”, banorët e fshatrave në Lushnje kundër vendimit: Na shton kostot

Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit që për vite më radhë ka funksionuar si nyje lidhëse e  rrugëve të fshatrave me autostradën Lushnje Fier u mbyll këtë të premte nga ARRSH. Vendimi cilësohet diskriminues për rreth 50 mijë banorë, të cilët duhet të bëjnë disa kilometra shtesë për të shkuar në shtëpi.

Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit në autostradën Lushnje-Fier u mbyll përfundimisht këtë të premte me urdhër të ARRSH.

Ndër vite, ai ka shërbyer si nyje lidhëse për mijëra banorë të Divjakës dhe njësive administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë e të tjera me autostradën.

"Nuk mund të shkelësh një të drejtë të 50 mijë banorëve të zonës të cilët duhet të bëjnë 20-30 kilometra shtesë për të qarkulluar dhe për të çuar prodhimet e tyre në treg."

Tashmë banorët e Krutjes për të udhëtuar drejt Fierit, duhet të bëjnë disa kilometra shtesë për t'u kthyer në Rotondon e Savrës, ndërsa makinat që vijnë nga Gradishta që duan të shkojnë në Lushnje, do të kthen në Kolonjë.

"Ne tani duhet të shkojnë në Savër që të marrim prodhime bujqësore dhe të shkojmë Kolonjë që të shkojmë në shtëpi."

Banorët janë kundër këtij vendimi, pasi për ta do të thotë kosto e shtuar.

"Nafta shkoi shtrenjtë, taksat janë, rrugë s'ka."

Projekti i rrugës Lushnje Fier parashikonte një mbikalim rreth 200 metra nga kthesa e "Pushimit të Shoferit" por që nuk u ndërtua.

  •    
     
  •    
    Bllokohet “Pushimi i Shoferit”, banorët e fshatrave në
     
  •    
    Bllokohet “Pushimi i Shoferit”, banorët e fshatrave në
     
  •    
    Bllokohet “Pushimi i Shoferit”, banorët e fshatrave në
     
  •    
    Bllokohet “Pushimi i Shoferit”, banorët e fshatrave në