Tiranë, automjeti përplas motorin, përfundon në spital 50-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Don Boskos në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka godit një 50-vjeçar me motor dhe për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital.

“Më datë 22.10.2021, rreth orës 21:15, tek kryqëzimi i Don Boskos, mjeti me drejtues shtetasin B. B, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin I. S, rreth 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.