Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet shoferi në Berat
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që katër ditë më parë aksidentoi për vdekje një 56 vjecar në Berat dhe u largua nga vendngjarja duke e braktisur në mes të rrugës!
Sipas policisë autori I aksidentit tragjik është Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës, I cili është vënë në pranga.
Aksidenti u shënua në periferi të Beratit dhe viktimë mbeti Artur Abazaj.
56 vjeçari sapo kishte dalë nga puna në një fasoneri përgjatë rrugës nacionale Berat-Dimal, kur u përplas nga makina që drejtonte 33 vjeçari.
Aksidenti u filmua nga kamerat e sigurisë së një biznesi dhe mbi bazë të tyre, blutë kanë arritur të identifikojnë shoferin ndaj të cilit janë ngritur dy akuza
Njoftimi i policisë:
Berat
Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur "Çentër Shqiptare", Kombinat, duke drejtuar mjetin tip "Opel", goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.
Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".
