Durrës/ Arrestohet i kërkuari për trafik armësh dhe 27 vjeçari me heroinë

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik armësh dhe municionesh është arrestuar nga polici e Durrësit.

“A. S., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" kryer në bashkëpunim” informoi sot policia e këtij qyteti. Ndërkohë një 27 vjeçar nga Shijaku ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet  e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis dhe heroinë, si dhe një përforcues grushti metalik.

Policia nuk bën të ditur sasinë e heroinës që i është sekuestruar të riut.