“Vetëvrasja” e ekstremistit nuk pranohet. Familja e mbëshetësit e Kacifas kërkojnë rihetim. Në meshë deputeti grek e Dule

Prindërit e minoritarit Kostandin Kacifas nuk e pranojnë se djali me sjellje ekstremiste anti shqiptare vrau veten tre vite më parë, pasi sulmoi me armë policinë gjatë kremtimit të festës kombëtare të Greqisë në Bularat të Dropullit.

Nëna e tij kërkoi rihapjen e hetimit mbi bazë të të cilit prokuroria ka dalë në përfundimin se 35 vjeçari vrau veten.

“Tani je yll në qiell por këtë përkujtimore ma kanë nxirë” thërriste ajo gjatë ceremonive përkujtimore mbajtur sot (28 tetor 2021) në Kishën dhe varrezat e fshatit.

Familjarët e ekstremistit nuk pranuan të komentojnë për median shqiptare, ndërsa ishte kryeplaku Pandeli Kuremno, që provoi me terma cënues për integritetin e shtetit shqiptar.

“Ishe fytyra e shpresës në Bularat, ishe rezistenca në ecurinë katasrofike që u katandisën grekët e Vorio Epirit.  Trimëria jote i bezdiste dhe shkathtësia jote i bezdiste ata, prandaj u vrave.

Çështja është shumë më e madhe se sa vrasja e e një greku nga Vorio Epiri.

Ti Kacifas u rrite Vorioepiriot krenar. Dashuria jote për Vorio Epirin, Greqinë, flamurin grek dhe besimin ortodoks ishte e madhe” tha Kuremno në fjalën e rastit gjatë ceremonisë.

Kërkesa për rihetim u mbështet edhe nga deputeti I pavarur grek Kostandinos Bolinos

Kostandinos Bolinos: "Nuk është bindëse që dikush vrau veten me dy plumba në zemër. I detyrohemi të gjithë njerëzve që duan Shqipërinë ose Greqinë e vërtetë, apo cdo nacionalitet tjetër, për të thënë të vërtetën.  E vërteta shëron, dhe sjell dashuri. Sakrifica e Kostandinos Kacifas nuk duhet të sjellë më shumë dhunë, por të shihet si mundësi për bashkëpunim."

Në krah të familjarëve të Kostandin Kacifas në Bularat ishte edhe kryetari I PBDNJ, Vangjel Dule.

“Vetëvrasja” e ekstremistit nuk pranohet. Familja e

Prokuroria e Gjirokastrës mbylli hetimet për ngjarjen e 28 Tetorit 2018, duke dalë në përfundimin se 35 vjeçari vrau veten pas përplasjes së armatosur me forcat speciale shqiptare. Por Gjykata e ka kthyer dosjen për rihetim.

Kacifas, përplas gjykatën me prokurorinë

Një nga dosjet më të rëndësishme që ndodhet në prokurorinë e Gjirokastrës, siç është ajo e vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Kostandin Kacifas, vijon të zvarritet nga gjykata dhe prokuroria e këtij rrethi, duke mos dalë në një konkluzion përfundimtar.

Megjithëse, nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe ata balistikë, është dalë në konkluzionin se Kostandin Kacifas, në 28 Tetor 2018, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, sërish prokurori Julian Çafka dhe gjykatësja Suela Dashi, nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, për të mbyllur këtë dosje.

Një përplasje mendimesh juridike mes dy magjistratëve të njohur, që duket se nuk janë të qetë nga influencat e jashtme. 

Nga njëra anë, prokurori Çafka qysh prej muajit Maj 2021, ka pretenduar se dosja duhet të mbyllet pasi kemi të bëjmë me një vetëvrasje të viktimës dhe jo vrasjen e Kacifas nga forcat policore RENEA.

Ndërsa nga ana tjetër, kemi gjyqtaren e Gjirokastrës, Suela Dashi, që ndryshe nga çfarë ka dalë në përfundim prokurori, nuk pranon të pushojë dosjen hetimore me Nr.824, raporton Ora News.

Por përkundrazi, në 27 Maj 2021, gjyqtarja ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë, duke argumentuar se hetimi për nxjerrjen e rrethanave të vdekjes së Kostandin Kacifasit,është i paplotë dhe paraqet mangësi e paqartësi.