Video/ Përfshihet nga flakët lokali në Elbasan, shkak dyshohet bombola e gazit
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 21:52
Një lokal pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (22 tetor.)
Burime për Ora News bëjnë me dije se shkak i zjarrit mendohet të jetë një bombol gazi e cila fatmirësisht u lokalizua në kohë nga zjarrfikësit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe panik tek qytetarët.