Ju flet Moska - Pse shteti shqiptar nuk do që të zbulojë të vërtetën e vdekjes së katër rusëve?

‘Pse shteti shqiptar nuk do që të zbulojë të vërtetën e vdekjes së katër rusëve?’ ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në një hotel në Qerret të Kavajës janë gjendur 4 rusë të vdekur në rrethana enigmatike. Pas 7 ditësh mund të them me bindje dhe prova se shteti shqiptar nuk ka dëshirë që ta zbulojë të vërteten e kësaj ngjarjeje.

Shteti shqiptar për histori të tilla nxjerr disa gazetarë investigativë, nga disa persona që e kanë për detyrë që ta hetojnë ngjarjen. Rusia është një fuqi bërthamore dhe pret nga shteti ynë.

Po të marrësh njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se në mjediset e saunës u gjetën 4 perona të vdekur, kur në fakt janë gjendur në mjediset e pishinës. Punonjësit thonin pishinë, policia sauna.

Njoftimi thoshin se dyshimet e para janë nga asfiksia. Duhet arrestuar ai inspektori që ka bërë procesverbalin e parë. Më kë ka folur ai dhe me kë ka komunikuar. Kush ka qenë i interesuar për ta ndryshuar ngjarjen dhe të sajonte një vdekje në sauna kur ata janë gjetur në pishinë. Policia edhe sot nuk jep një njoftim zyrtar se ku u gjetën këta persona.

Në ky personi do të kishte ardhur në Shqipëri për tu fshehur nga agjenturat ruse, nuk do të shkonte në një hotel në Qerret, por do të kërkonte mbrojtje. Kjo nuk ka logjikë.

Nëse këta persona kanë qenë në Maqedoni me mision për të prishur zgjedhjet, atëherë kush i ka vrarë? Maqedonia nuk ka thënë deri më tani se ka përzierje ruse në zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë.

Para 3 muajsh në atë hotel ka vdekur një shtetas polka, por që s’ka pasur një njoftim zyrtar të policisë. Këto ngjarja nuk janë rastësore. Të mos harrojmë se në Poloni ka qenë me studime nëna e kryeministrit dhe e martuar atje me një polak.