"Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní" Presidenti Meta kujton 105-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2021, 11:33
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar sot për 105 vjetorin e lindjes, të madhin At Gjergj Fishta.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta rikujton vargjet e Fishtës, duke e cilësuar atë si një prej kolosëve të shqiptarizmit, mbrojtës të paepur të interesit kombëtar dhe një prej figurave më të ndritura të letërsisë tonë.
Më tej Meta thekson rolin e tij thelbësor në Kongresin e Manastirit për unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përpjekjet brilante diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe vendosja, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e trojeve dhe sovranitetit të vendit, e bën rolin dhe kontributin e tij, një gur-themel të rëndësishëm të vetëdijes shqiptare.