Aliaj: Raporti i KE flet me nota negative dhe mungesë progresi në lidhje me median

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ilir Aliaj ekspert i integrimit u shpreh se raporti i Komisionit Evropian pohon se nuk ka progres me median.

Ai tha se kjo është një problematikë e vendit tonë që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së.

Aliaj: Unë e shoh këtë raport si një moment të rëndësishëm sepse jep zbatimet e kriteret e Kopenhagenit për një vend që aspirim të jetë anëtar në BE. Ne jemi në progres të moderuar në fazat e demokracisë.

Në raport me median thekson me nota negative dhe thuhet se nuk ka asnjë progres në raport me raportin e mëparshëm. Kjo është një çështje problematike e Shqipërisë. Sigurisht që flet edhe për të drejtat e njeriut, e pastaj futet te funksionimi i ekonomisë së tregut, ku pohohet se është e moderuar.