Berisha: Qeveria Rama njihet botërisht si narko-shtet, ua nxiu emrin dhe jetën e shqiptarëve
Nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mbledhja në këtë qytet, vjen në një moment udhëkryqi për PD-në dhe për demokracinë e vendit.
Ai e cilësoi si një regjim dhe një narko-shtet qeverisjen e Ramës që u fut në mandatin e tretë, duke shtuar se pushteti vazhdon me të njëjta praktike.
Berisha: Mblidhemi në një periudhë udhëkryqi për PD-në dhe për demokracinë e vendit. Sot, një regjim që pranohet botërisht si një narko-shtet u fut në mandatin e tretë. Ai grabiti mandatin e tretë pasi në 8 vite, e nxiu emrin dhe jetën e shqiptarëve në Evropë dhe në botë. Edi Rama, në 8 vite, kaloi nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Ne jemi në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga covidi. Ne e kemi një sistem shëndetësor, por sepse politikat e ndjekura ishin në favor të covidit dhe jo qytetarëve.
Përgjegjësit kryesor të kësaj drame, jo vetëm që nuk pësuan asgjë e nuk u larguan po janë akoma në qeveri dhe vazhdojnë me të njëjtat praktika duke vjedhur shqiptarët. Rama u bie borive të krizë energjitike, krizë e krijuar me dorën e tij. Me 31 korrik kaskada e Drinit ka qenë në maksimumin të ujërave të saj. Këta e zbrazën dhe në 40 ditë e çuan në kuotën e mosprodhimit të energjisë. Kanë shitur energji me 40 euro, të njëjtën energji e blinte me 130 euro nga brokeri i qeverisë që ndante paratë me ministrat. Sot rritet çmimi i gazit, ky thotë se rritet energjia.
