"Shtet karagjoz!" Ylli Manjani sjell në vëmendje gjyqtarin Bianko: E mori Bosnja, Kushtetuesja jonë bosh nuk kishte vend
Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani në kuadër të diskutimeve të progres-raportit të KE për Shqipërinë ka risjellë në vëmendje emërimin e Ledi Biankut, ish-anëtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.
Në një postim në facebook, ai shkruan se është e turpshme që shteti shqiptar nuk kishte një vend për të në Gjykatën Kushtetuese të boshatisur.
Manjani: Ledi Bianku shërbeu gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, i përzgjedhur nga shteti shqiptar.Sot ai është përzgjedhur të shërbejë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Herzegovinës. Shteti ynë nuk kishte një vend në Gjykatën Kushtetuese të boshatisur, për gjyqtarin e tij!!!!Ky quhet shtet karagjoz! Turp sa më ska! Le që kush e humbi turpin ta gjejnë shtetarucët tanë!? Nuk na ka hije, jo!
Bianku i diplomuar për drejtësi në Tiranë dhe që ka kryer disa studime të tjera në Itali dhe Belgjikë ka mbajtur disa detyra në Shqipëri.
Ai ka qenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës, këshilltar i Presidentit dhe Parlamentit dhe ministrit të Drejtësisë në 2000-2007.

