Rama publikon videon: Në mars sateliti "Albania 1" në orbitë, në qershor niset "Albania 2"

Deklarata e pak ditëve më parë se Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë u prit me habi dhe jo pak ironi por sot Kryeministri  Edi Rama publikoi në facebook një video, me disa pamje në iPad, ku duket se komunikon në anglisht me një person në lidhje me lëshimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë.

Në video personi që nuk shihet por flet në anglisht dhe që në video fjalët e tij janë të përkthyera në shqip.

Personi mund të jetë një pjesëtar i stafit të kompanisë “SpaceX”, një prej kompanive të njeriut më të pasur të planetit, Elon Musk.

Albania 1 do të jetë gati në mars ndërsa “Albania 2” në qershor.

Videoja tregon dhe pamje të orbitës se ku dhe si do të lëshohen satelitët

“E pabesueshmepor e vërtetë” thotë Rama në fund të videos.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse satelitët do të jenë të qeverisë shqiptare apo do të përdoret vetëm emri si dhe në takim të paktën zyrtarisht nuk është saktësuar se sa do të jetë kosto.