Si u grabit noteri në Sarandë/ Hajdutët i morën paratë dhe e lanë të lidhur bashkë me gruan e djalin në banesë, vjen policia e i zgjidh
Ishte ora 07:40 minuta e së mërkurës, kur noteri Thoma Kaçi bashkë me gruan dhe djalin po dilnin nga banesa në katin e 7 të pallatit ku jetojnë në lagjen 4 të Sarandës.
Grabitësit po i prisnin një kat më lart dhe kur kanë dëgjuar lëvizjet janë hedhur në aksion. Të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe thika ata i kanë detyruar të tre të futen në apartament.
Brenda i kanë lidhur në karrige dhe duke i kërcënuar kanë detyruar noterin 63 vjeçar të tregojë vendin ku mbante paratë.
Thoma Kaçi është dorëzuar dhe u ka dhënë një shumë parash që sipas burime shkon në rreth 2 milionë lekë dhe grabitësit janë larguar.
Rreth orës 08:10, 63 vjeçari Thoma Kaçi ka arritur të zgjidhet vetë dhe ka denoncuar në policinë e Sarandës se maskat I hynë në shtëpi dhe e grabitën.
Blutë e qytetit bregdetar ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve, por veprimet e para nuk patën rezultat.
Tre anëtarët e familjes u morën në pyetje, ndërsa ekspertët kriminalistë mblodhën prova brenda banesës dhe në pallatin ku ndodhi ngjarja për të verifikuar variantin e grabitjes dhënë nga 63 vjeçari.
Dyshimet janë se grabitësit kishin informacion se Thoma Kaçi kishte në banesë shuma të mëdha parash dhe kjo mund të lidhet edhe me veprimtarinë e tij si noter.

AlbChrome, 68 milionë USD investime në 8 vite
20 Tetor, 13:1


