Soreca përsërit: Zgjatni mandatin e vetingut, e kërkon dhe ONM, Opozita: Kuvend s'na informoi për shkresën

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dërguar kuvendit një letër ku kërkon zgjatjen e mandatit të vetingut.

E bëri të ditur ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE).    

Ndërkohë që deputetja demokrate, Kryetare e këtij këshilli, Jorida Tabaku u mësua se opozita nuk ishte në dijeni.

Luigi Soreca: Procesi i vetingut duhet të vijojë në formë të qëdrueshme dhe të japë rezultate të prekshme. Është thelbësore të vijohet me vazhidimin dhe përfundimin e suksesshëm të procesit të vetingut. Një çështje që do të diskutohet në kuvend. Kryetarja e ONM i ka shkruar më 20 shtator kryetares së Kuvendit duke bërë të qartë se qëndrimi i bordit që përbëhet nga BE e SHBA është se duhet të ketë një zgjatje me kohë të kufizuar të mandatit kushtetues të organeve të vetingut të instastëc së parë si mënyrra më e mirë për të përfunduar procesin e vetingut”

Vetë Jorida Tabaku tha se opozita nuk ishte vënë në dijeni për këtë letër.

"Ndjej keqardhje që shkresa drejtuar kryetares së Kuvendit nuk është ndarë me opozitën. Ne e kemi marrë vesh nga media që është dërguar" tha Tabaku