Përgjimet zbuluan policët e inkriminuar. Forcat Speciale po kontrollojnë Lezhën pëllëmbë më pëllëmbë

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin që policia në bashkëpunim me SPAK po vijon prej 24 orësh.

Operacioni është në zhvillim e sipër në të gjithë territorin e Lezhës dhe deri tani janë ekzekutuar 12 nga 20 urdhërarrestet.

Mes të arrestuarve janë dhe 5 efektivë policie.

Ka qenë një hetim i nisur prej disa javësh për një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte drogë që ka vijuar sot me operacionin në terren të arrestimit të personave të dyshuar si të implikuar në këtë grup.

“Përgjimet kanë konstatuar që ata kanë pasur lidhje dhe me oficerët e policisë” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ndërkohë në këtë operacion është shmangur policia e Lezhës informon gazetari ynë në Lezhë Elvis Hila.

Në orët në vijim pritet që SPAK të dalë me një deklaratë të përgjithshme lidhur me këtë operacion.