KPK shkarkon Manjola Bejlerin, ish-kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve nuk e kalon vettingun
Ish-kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri, është shkarkuar me shumicë votash nga KPK, pasi rezultoi me probleme për pasurinë. Pas seancës ajo ka hedhur akuza të rënda për anëtarët e KPK-së që sipas saj japin vendime të paracaktuara pa kërkuar asnjë sqarim dhe pa bërë pyetje në seancat që zhvillojnë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra me shumicë votash gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Manjola Bejleri.
“Shkarkimi nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Zonja Manjola Bejleti. Vendimi është njoftuar me shkrim. Unë ju ftoj subjektet e rivlerësimit, Kmisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore.”
Sipas KPK-së, Manjola Bejlerit, iu gjetën probleme me justifikimin e pasurisë, por vetë gjyqtarja u shpreh se shkarkimi i saj mund të ketë lidhje me çështjet që ajo ka gjykuar ku mund të ketë prekur interesa.
"Gjatë gjithë karrierës sime kam gjykuar me mijëra çështje dhe jam shumë e qartë që kam prekur shumë interesa por nga seanca e zhvilluar dëgjimore, kuptova se Komision nuk ka dhënë një vendim të drejtë, të paanshëm por është në një vendim të paragjykuar më parë.”
Ish-kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve ka akuzuar anëtarët e KPK-së që marrin vendime të paracaktuara, dhe kjo shihet haptas pasi ata nuk bëjnë asnjë pyetje gjatë seancës dëgjimore.
“Një Komision që Gjykon pa pasur një dosje përpara gjatë seancës dëgjimore, njëKomison që nuk bën asnjë pyetje. Duket qartë se përtej këtij vendimi ka një qëllim tjetër.”
Bejleri ka shprehur keqardhje për faktin se ka qenë një nga ata zëra kanë kontribuar për reformën në drejtësi e cila tashmë e largoi nga detyra.


