E mori fuoristrada e zezë përpara sapo la punën në fasoneri, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Një 56-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e  të martës, 19 tetor, në një aksident rrugor në dalje të qytetit të Beratit. Viktima, Artur Abazaj, sapo kishtë dalë nga puna në fasoneri kur u përplas nga një makinë. Policia ka siguruar kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave kanë zbuluar se bëhet fjalë për  një fuoristradë të zezë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Aksidenti me vdekje mbrëmjen e djeshme, 56-vjeçari Artur Abazaj sapo kishtë dalë nga puna në fasoneri. Sekuestrohen kamerat e sigurisë, mjeti që goditi për vdekje Abazaj ka qënë një fuoristradë e zezë, që u largua nga vendngjarja.

56-vjeçari i aksidentuar për vdekje rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Beratit mësohet se sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal.

Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një fuoristradë e zezë,e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare.

Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia e Beratit ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës, i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie.

Nga kamerat e sigurisë, që nuk kanë fushëpamje të vendit të aksidentit por një kënd tjetër, vihet re fuoristrada e zezë që largohet me shpejtësi nga vendngjarja 2 sekonda pasi ka goditur për vdekje dhe ka tërhequr zvarrë 56-vjeçarin.

Edhe pse nëpërmjet kamerave të sigurisë nuk duket qartë tipi i mjetit dhe targat e tij, burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë duke punuar për zbardhjen e pamjeve dhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.