Rama çon "Berishën" në konferencë me Sorecën: Pa patronazhistët PS s'do ishte makineri e pathyeshme por "foltore"
Kryeministri Edi Rama u tërhoq nga paketa antishpifje, por jo nga patronazhistët të cilët I dhanë fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
I pyetur nga gazetarët në konferencën me media lidhur me atë çfarë shkruan progres raporti për patronazhistët Rama tha se ishte krenar për këtë makineri.
“Që nga SHBA, Britaninë e Madhe e në Europën Perëndimore, Europën Lindore por pjesë e BE-së deir në Australi nuk ka parti politike pa patronazhistë. Mund të kenë emra të ndryshëm por patronazhimi është infrastruktura e një partie politike që mund të hyjë në zgjedhje.
Unë jam më krenarë edhe pas zgjedhjeve sepse pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme por foltore, ndërkohë raporti flet për pretendime që po hetohen. Dhe natyrisht do hetohen deri në fund. Në këtë fitore kontributi I patronazhistëve është I padiskutueshëm.
