U arratis nga Korea e Veriut në 2013-ën, tani edhe nga burgu kinez, njihuni me ekspertin e fushës
Zhu Xhianjian do të arratisej nga një prej diktaturave më të ashpra në botë, nga Korea e Veriut drejt Kinës, në vitin 2013. Ai do ta kërkonte lirinë e tij në Kinë.
Tre vjet pasi arriti në Kinë, ai u dënua me 11 vjet burg për kalim ilegal të kufirit, vjedhje dhe grabitje nga një gjykatë kineze. Këtë javë koreano-veriori mundi të arratisej edhe nga burgu kinez. Autoritetet kineze kanë ofruar një shpërblim prej 23,000 dollarësh për ata që ndihmojnë në kapjen e dezertorit nga Korea e Veriut.
Një njoftimin e autoriteteve kineze të burgut në provincën Jilin shkruhet se Zhu u arratis rreth orës 6 pasdite me orën lokale të hënën. Ai u ngjit te ndërtesa pranë portës kryesore të burgut, ndërsa të burgosurit e tjerë po përfundonin punën në oborr.
Arratisja e koreano-veriorit është bërë hit në rrjetet sociale kineze, teksa autoritetet kanë angazhuar trupa të shumtë për të bërë të mundur ndalimin e tij.
Lajmi dhe videoja e arratisjes tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut në Kinë, ku arratisjet nga burgu janë të rralla. Por censura filloi menjëherë. Njoftimi për shpërblimin u fshi nga faqja zyrtare e policies dhe postimet e arratisjes u bllokuan.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Zhu, minator qymyri në Kore, notoi përtej lumit nga skaji verilindor i Koresë së Veriut drejt një fshati kinez në qytetin Tumen, provinca Jilin. Brenda disa orësh ai hyri në disa shtëpi të fshatit për të vjedhur para, telefona celularë, atlete dhe rroba. Në shtëpinë e tretë, një grua e moshuar e zbuloi atë dhe bërtiti për ndihmë. Ai u arrestua një orë më vonë dhe përfundoi në burg.


