"Mishërim i një njeriu të madh", Kim mesazh për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan: Ai i dha të gjitha
Colin Powell, njeriu i parë me ngjyrë që u emërua në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe një figurë e rëndësishme në administratën e Republikanëve u nda nga jeta sot në moshën 84 vjeçare.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim me një mesazh prekës ka reaguar për vdekjen e Powell. Në Twitter, Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh dhe një person që ja kushtoi jetën shërbimit të vendit.
“Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida dhe kishte shumë, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U prehtë ne paqe”, është mesazhi i Kim.
Powell humbi jetën sot për shkak të komplikacioneve të Covid-19 tha familja e tij.
1/2 Colin Powell was the epitome of a great American, a man who dedicated his life to serving our country & encouraging others to do likewise. Whatever the challenge - & there were many - he sought to provide the President w/his best counsel & lead the nation toward a solution. pic.twitter.com/ogpeKlukUF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 18, 2021
