Ndahet nga jeta Ish Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Colin Powell, njeriu i parë me ngjyrë që u emërua në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe një figurë e rëndësishme në administratën e Republikanëve u nda nga jeta  sot në moshën 84 vjeçare.

Mësohet se Colin Poëell humbi jetën sot për shkak të komplikacioneve të Covid-19 tha familja e tij.

Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është bërë nga familjarët përmes një postimi në facebook.

"Ai ishte plotësisht i vaksinuar. Duam të falënderojmë stafin mjekësor në Qendrën Mjekësore Kombëtare "Walter Reed" për trajtimin e tyre të kujdesshëm. Kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm e të dashur", shkruhej në postimin në Facebook të familjarëve të zotit Powell.

Zoti Powell një ish-gjeneral i ushtrisë me katër yje, ka shërbyer në detyrën e Shefit i Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë nën Presidentin George H.W. Bush gjatë Luftës së Gjirit në vitit 1991, gjatë së cilës forcat e drejtuara nga SHBA-ja dëbuan trupat irakiane nga Kuvajti fqinj.