Meta: Vdekja e Colin Pawell humbje e madhe për vendin tonë , mbështetës i pavarësisë së Kosovës

Presidenti i vendit tonë, ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me vdekjen nga Covid-19 të ish-sekretarit amerikan, Colin Pawell.

Ai shkruan në Facebook se kjo është një humbje e madhe për vendin tonë, pasi ai ka qenë një mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Meta shton se angazhimi i tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Meta: Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell është një humbje e madhe edhe për vendin dhe kombin tonë. Një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës. Në veçanti, angazhimi i Tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Po kështu gjatë vizitës së Tij në Tiranë u dakorduam se kishte ardhur koha për të kaluar nga politika standarde para statusit për Kosovën, drejt politikës standarde dhe status njëkohësisht, që do t'i paraprinte atij deklarimi historik nga Presidenti Bush, gjatë vizitës në Tiranë, për Kosovën. Kujtimi i Tij do të mbetet i përjetshëm! Të prehet në paqen e merituar!