Nga Rama, Veliaj, Veliu e kreu i SPAK, kush do të thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin
Zyrtarët dhe politikanët më të lartë socialistë, pritet që të thirren për të dwshmuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, mes tyre do të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Alibeaj: "Në kuadër të analizës së plotë mbi këtë çështje do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor personat apo funksionarët publikë të mëposhtëm:
1.Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
2.Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
3.Bledar Çuçi - Ministër i Punëve të Brendshme
4.Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës/Energjisë
5.Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë/Mbrojtjes Sociale
6.Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
7.Erion Veliaj - Kryetar i Bashkisë Tiranë
8.Emirjana Sako - Kryetare e Bashkisë Durrës
9.Arben Kraja - Drejtues i SPAK
10.Olsian Çela - Prokuror i Përgjithshëm
11.Ardi Veliu - Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
12.Gledis Nano - Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
13.Artan Lame - Drejtor i Përgjithshëm i ASHK
14.Linda Karçanaj - Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI
15.Shkëlqim Hajdari - Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
16.Reida Kashta - Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimeve Publike
17.Sokol Zaimi - Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
18.Bledar Doracaj - Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
19.Albana Kociu - Drejtor i Departamentit të Administratës Publike
20.Adrian Çela - Administrator i OSHEE Group
21.Laert Duraj - Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare
22.Besnik Dervishi - Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Në mbledhjen e parë konstituese u parashtrua plani paraprak i hetimit, i cili përmblidhet ne 9 pika nga ajo qe njihet si "patronazhistët", pagesat në periudhe zgjedhore të të prekurve nga tërmeti, dhënia gjatë fushatës e tenderave publik dhe koncesnioneve të mëdha, 120 milion euro shpenzime nga bashkitë për asfaltim rrugësh, rritja e pagave të administratës publike me periudhë fushate, 13 mijë punësime me kontrata të pjesshme, disbursim para kohe i ndihmës ekonomike, legalizimi i më shume se 10 mije ndërtesave si dhe mbyllja e kufijve me Greqinë dhe Maqedoninë.
PD ka kontestuar 9 parregullsi
Përveç blerjes së votës, PD ka konstatuar edhe 9 rrethana konkrete të sintetizuara të parregullsive të procesit zgjedhor:
1-Përdorimi i të dhënave personale i të paktën 910 mijë qytetarëve, patronazhistët;
2-Pagesa e 125 milionë euro nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e mijëra familjeve që u prekën nga tërmeti i vitit 2019 në shkelje të ligjit me qëllim blerjen e votave nga familjet ën nevojë;
3- Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në muajt nëntor-dhjetor 2020;
4-Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi;
5-Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore;
6-Punësimi i përkohshëm i 13 mijë punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore;
7-Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme prej 20 mijë familje në periudhën zgjedhore;
8-Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale në shkëmbim të votës;
9-Mbyllja e pajustifikuar dhe e rregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për moslejimin e votuesve të diasporës të hynin në Shqipëri
Më tej Alibeaj deklaroi se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.
"Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve? Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor? Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve? Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve? Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike?
Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike. Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.
