“Përjashtimi i Berishës”/ Kola: Duket se SHBA po i bën presion PD më shumë se kujto tjetër

Analisti Vehap Kola, në lidhje me përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha,  shprehet se SHBA e ka detyruar opozitën të marrë një vendim të gabuar, që sipas tij  një vendim i tillë forcon kontrollin e Edi Ramës mbi drejtësinë.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Kola thotë se SHBA po i bën presion PD më shumë se kujto tjetër.

Vehap Kola: Precedenti i përjashtimit nga grupi i parlamentar i Berishës, është një precedent që vetë PD e ka themeluar.

Në rastin e Berishës, ngulmimi i SHBA bie më shumë në sy për shkak se rezistenca nga ana e PD ka qenë e madhe. Janë kërkuar fakte prova dhe dokumente dhe nuk është marrë një vendim i menjëhershëm sapo doli vendimi për shpalljen ‘Non Grata’ të tij. 

SHBA e ka detyruar opozitën të marrë një vendim të padrejtë, por nuk është e vërtetë që SHBA shtyjnë PD-në drejt vendimeve të gabuara që forcojnë kontrollin e Edi Ramës mbi drejtësinë.

Për shkak të rezistencës së madhe nga PD, për shkak të fuqisë simbolike që ka Berisha në të djathtën, duket sikur që SHBA bëri mbi PD një presion që nuk e kanë bërë mbi të tjerët. 

Analisti kujton se SHBA ka detyruar edhe PS. Gati 20 deputetë hoqën dorë nga mandati nga 2013.