Ju flet Moska: Ja pse Balluku fsheh të kaluarën e saj jashtë vendit në vetëdeklarim
Për dytën natë me radhë në fokus të emisionit "Ju flet Moska"nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora ishte plotësimi i formularit të vetedeklarimit nga ministrja Belinda Balluku.
Myftaraj: Në emisionin tim të djeshëm kam treguar si ministrja Belinda Balluku ka shkelur ligjin për dekriminalizimin duke dhënë të dhëna të falsifikuara në formularin e deklarimit. Kur jepen të dhëna të rreme personi dënohet nga 6 muaj në 4 vjet. Formulari kërkon nga subjekti ti përgjigjet pyetjes nëse ka qëndruar më shumë se një muaj jashtë Shqipërisë ku ka qenë dhe adresa e saktë.
Balluku thotë se ka qenë vetëm njëherë në korrik-gusht 2011 në Britani për pushime. Kurse në jetëshkrimin e saj thotë se ka kryer studimet në SHBA, studimet e larta në Greqi për administrim biznes. Zonja Balluku ka bërë falsifikim, duhet të procedohet penalisht dhe të dënohet. Pse nuk i ka deklaruar? Të Amerikës i deklaronte lehtë kurse të këto Greqisë nuk i dilte llogaria mirë ti deklaronte.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.