U miratua dje në Kuvend, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500 mijë vaksinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 17:48
Presidenti, Ilir Meta, ka dekretua këtë të premte marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer për blerjen e 500 mijë vaksinave anti-Covid.
Ligji i dekretuar sot nga Meta u miratua seancën e djeshme në Kuvend.
“Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””, thuhet në dekret.


