Berisha feston 77-vjetorin në Korçë, nis grumbullimi i mbështetësve të 'Foltores', mes tyre dhe Stresi
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 17:43
Foltorja e demokratëve do të ndalet ditën e sotme në Korçë.
"Kinema Millenium" është mbushur me simpatizantë të shumtë në pritje të doktorit, i cili sot feston edhe 77-vjetorin e lindjes.
Të pranishëm në sallë janë deputeti Flamur Noka, Gjergji Papa, Edmond Spaho, Eleina Qirici dhe nuk kishte si të mungonte edhe Stresi.
Një nga mbështetëset e "Foltores" u pa me tufë lule blu në duar ndërsa priste nisjen e takimit.
Më herët ditën e sotme, edhe Stresi i dërgoi një buqetë të madhe liderit historik të Partisë Demokratike.
Ishte vetë këngëtari që postoi një video në Instagram teksa dilte nga një dyqan lulesh dhe në duar mbante një super buqetë./OraNews/
