Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP, Prokuroria përgjithshme paralajmëron ndryshime kushtetuese

Mbledhja e prokurorëve voton emrat e 3 anëtarëve të rinj të KLP.

Në një proces pa ceremoni dhe pa fjalë përshëndetëse prokurorët nga i gjithë vendi zgjodhën tre anëtarët e rinj të këshillit të lartë të prokurorisë. Ky ndryshim është parë si shpresë për ndryshimin e marrëdhënieve me këtë institucion edhe nga Prokurori i Përgjithshëm Olsion Çela, i cili ka përalajmëruar edhe ndryshime kushtetuese sa i takon reduktimit të kompetencave të kryeprokurorit.

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela e sheh ripërtëritjen e këshillit të lartë të prokurorisë si një mundësi për të  ndryshuar marrëdhëniet mes dy institucioneve. Deklarata e tij u bë pas votimit në ambientet e Polit të Drejtësisë ku paralajmëroi edhe ndryshime kushtetuese sa i takon rolit të Prokurorit të Përgjithshëm një shqetësim ky i ngritur disa here prej tij lidhur me reduktimin e kompetencave.

“Kjo për ne është shumë e rëndësishme, pasi përtej atyre çështjeve që i kemi bërë të ditura përgjatë tre viteve të funksionimit të Këshillit, që lidhen me funksionimin e tij por edhe me çështje që i kemi parë  si të diskutueshme përsa I përket  një balancimi të drejtë mes përgjegjësive dhe kompetencave institucionale që me patjetër do shikojmë në vijim dhe mundësinë e ndryshimeve ligjore brenda rregullimit kushtetues.”

Sa i takon vakancave të shkaktuara në sistemin e drejtësisë, Çela tha se zgjidhje do të jenë në magjistratët në vitin e tretë të cilët duhet ta kryejnë stazhin ne sistem, si dhe rigrupimi i prokurorive sipas hartës së re gjyqësore

“Unë vlerësoj se është e domosdoshme që viti i tretë i magjistraturës të kthehet në një vit të stazhit profesional në modelin e dikurshëm pasi do të lehtësoj në afatin më optimal barrën e rëndë që janë duke përballuar i gjithë sistemi i drejtësisë.”

244 prokurorë nga i gjithë vendi kanë votuar për tre kolegët e tyre që do të jenë pjesë të KLP-së pas përfundimit të mandatit te 5 anëtarëve të tanishëm 3 prej të cilëve nga radhët e prokurorëve dhe dy nga radhët e profesorëve që zgjidhen nga kuvendi. Anëtarët e rinj të KLP-së do të jenë Sokol Stojani, Ludovik Doda dh Zeqir Hoda. Ndryshe nga KLGJ Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ndryshoje edhe kreu e mandati i përfundon ne dhjetor edhe Gent Ibrahimit i cili drejtoi për tre vjet këshillin e lartë të prokurorisë.