Durrës, kapet me 5.4 kg kanabis në banesë, arrestohet 25-vjeçari
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Durrës.
Kështu janë sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Policia ka vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi me iniciale T. M., 25 vjeç.
"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë." - njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.
