PD kallëzon në SPAK 3 drejtorët e energjisë: Janë përgjegjës për krizën, drejtësia të veprojë

PD ka bërë një kallëzim ditën e sotme për tre drejtuesit e sektorit së energjisë në vend, konkretisht për OSHEE, KESH dhe Operatorit të. Deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj thanë se SPAK duhet të veprojë duke vënë para drejtësisë këta persona që janë përgjegjës për krizën e energjisë në vend. Sipas tyre, ata kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre, duke shytuar se kanë kryer një vepër penale si grup i strukturuar kriminal.

Administratori i OSHEE-së Ardian çela, Administratori i KESh, Ergys Verdho dhe Administratori i Furnizuesit të tregut të lirë, Erina Rexhepi, janë paditur në SPAK si grup i strukturuar Kriminal.

Padia ka ardhur nga Partia Demokratikë e cila, akuzon drejtuesit e gjithë sistemit elektro-energjitik, për korrupsion dhe shpërdorim detyre me tenderat e energjisë.

Alibeaj: Ky është kallëzimi i parë që depozituam. Është një kallëzim që i drejtohet 3 drejtuesve të lartë që kanë në dorë energjinë e shqiptarëve. Ata janë kallëzuar për shpërdorim detyre, moskallëzim krimi e kryer në formë të grupit kriminal.

Vetëm në muajt e fundit tha deputetja Jorida Tabaku, dëmi që I është shkaktuar buxhetit të shtetit është më shumë se 10 milion euro, në një kohë që jemi përball një krize energjitike.

Tabaku: Në gusht është shitur energjia me 60 euro kilovati, ndërsa pak ditë më parë e ka blerë mbi 230 euro. Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Ky është një sektor plot me vjedhje.

Koha e pasarelave vanitoze në tapet të kuq duhet të marrë fund, tha Alibeaj duke i kërkuar organeve të drejtësisë të veprojnë për këtë kallëzim pa humbur kohë.

Alibeaj: Këta prokurorë duhet të vepronin me energji për këtë rast. Nuk e kanë bërë. Koha e pasarelave vanitoze në tapet të kuq duhet të marrë fund. Por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, sepse Edi Rama ka zënë me dorë drejtësinë. Ne do ta vazhdojmë me kallëzime të tjera, për t’i depozituar pranë drejtësisë.