“Veliaj shpërndan çertifikata për gazetarët” Soreca: Liria e media thelbësore, do shprehemi qartë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Vendin tonë Luigi Soreca nga Gjirokastra është pyetur nga gazetarët në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili nga njëra anë është kritikuar shpesh nga organizatat ndërkombëtare të medias për marrëdhënien e tij me gazetarët, ndërsa nga ana tjetër shpërndan certifikata për këta të fundit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj disa herë është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, për marrëdhëniet e tij me gazetarët dhe mungesën e plotë të transparencës.
Por nën sfondin e këtyre kritikave kryebashkiaku bën tentative për të rregulluar imazhin e tij tek të huajt. Së fundmi ai ka shpërndarë certifikata për disa gazetarë vendas dhe të huaj në një aktivitet që është mbajtur në Tiranë.
I pyetur nga Gazetarët në Gjirokastër në lidhje me qasjen e Veliajt ndaj medias ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigji Soreca e vuri theksin tek transparenca që zyrtarët duhet të kenë ndaj gazetarëve.
Soreca: Roli i gazetareve është vërtetë shumë i rëndësishëm ne demokraci është thelbësor dhe është tejet e rëndësishme qe gazetareve t’ju jepet qasje akses i drejtpërdrejt dhe transparente qofshin ato te qeverise bashkive dhe opozitës.
Duke deklaruar se liria e medias është thelbësore në demokraci, Soreca shtoi se të mërkurën do të publikohet edhe një raport vjetor për Shqipërinë ku liria e medias zë një pjesë të mirë të tij.
Soreca: Roli i gazetarëve është vërtetë me shumë rëndësi në një demokraci dhe është e rëndësishme që gazetarëve duhet tu jepet e drejta në qasje në aktivitete, qofshin këto të qeverisë apo opozitës. Ne këtë çështje e ndjekim nga afër për tu siguruar për lirinë e media.
Përsa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit, Reporterët pa Kufij kanë parë luhatje të madhe të lirisë së shtypit në 10 vitet e fundit, ndërsa nga viti 2017 vendi ynë ka pësuar një përkeqësim me 7 pikë, duke u renditur në vitin 2021 në vendin e 83 nga 180 vende të botës.
