Sauk, ishte duke punuar në ndërtim, bie nga pallati 58-vjeçari

Vazhdojnë të mos ndalen aksidentet e punëtorëve gjatë punës në ndërtim në kryeqytet.

Këtë ka qenë radha e një 58-vjeçari i cili ka rënë nga pallati në ndërtim në zonën e Saukut.

“Më datë 13.10.2021, në Rrugën e Elbasanit, në Sauk, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte shtetasi H. H, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.