PS kërkon zgjatjen e afatit të Vetingut deri në 2024, ja dokumenti

Socialistët kanë dorëzuar zyrtarisht në Kuvend amendamentin për të shtyrë afatin e Vettingut deri në dhjetor të vitit 2024.  Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi duhet të çohet përpara dhe kush do që rreshtohet kundër është edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Partia demokratike ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

Partia Socialisite depozitoi në kuvend amendamentin kushtetues për të shtyrë me 2 vite, punën e komisionit të Vettingut. Në kushtetutë mandate i Komisionit të pavarur të kualifikimit, parashikohej 5 vite dhe përfundonte në qershor të vitit 2022 por socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende ne Vetting.

Kryeministiri Edi Rama, tha se reforma në drejtësi duhet të çohet përpara.

“Është një reformë e bazuar tek një partneritet me  partnerët tanë ndërkombëtarë, me aleatët tanë strategjik me SHBA dhe BE. Besoj se vija është e ndarë.”- u shpreh Rama.

Ndërkohë që Kryeministri, firmën  e kërkesës për të shtyrë afatin e Vettingut ja faturon ndërkombëtarëve, edhe në rast refuzimi nga opozita e lexon si refuzim jo thjesht të nismës por edhe  të partnerëve ndërkombëtarë. Partia Demokratike, ende nuk e një qëndrim zyrtarë për këtë çështje, përveç debateve të brendshme  për ta kushtëzuar votën për shtyrë vetingun,  me votën për të ndryshuar reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

“Jemi të gatshëm që të diskutojmë për çështje shumë të rëndësishme siç është  ndryshimi i kodit zgjedhor, ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me  interesin e shqiptarëve, por jo për çështjen qoi takojnë Edi Ramës. Strategjitë se si do negociojmë se çfarë do bëjmë do paraqiten në momentin konkret."