Harta e re gjyqësore rrit kostot Haxhia: KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë nuk u konsultuan me ne

Kryetari i dhomës kombëtare të avokatisë Maks Haxhia është shprehur se KLGJ dhe ministria e drejtësisë nuk janë konsultuar me ta për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, lënia e një gjykate të vetme apeli është zgjidhje emergjente por e vetmja për momentin, edhe pse kjo do të shtojë kostot për qytetarët që do të duhet të vijnë nga rrethet. Haxhia tha se në një takim, kryetarja e KLGj i ka bërë të ditur se harta e re do të jetë provizore.

Harta e re gjyqësore e cila po përgatitet nga KLGJ dhe ministria e drejtësisë do të shtojë kostot e qytetarëve që duhet të vijnë nga rrethet në Tiranë për të ndjekur çështjet në apel.

Haxhia: Mund të ulet numri i gjyqtarëve dakord, por jo të heqësh gjykatën pasi kjo është një kosto për gjyqtarët.

Kryetari i dhomës kombëtare të avokatisë, Maks Haxhia tha se me përjashtim të një takimi me kryetaren e KLGJ, askush nuk është konsultuar me mbrojtësit ligjorë për hartën e re e cila është prezantuar si e përkohshme.

Haxhia: KLGJ s’na mori mendim. Ne diskutimin që pata me znj. Lagami me tha do jetë provizore. Dhe nga ana administrative shërbimet do mbeten ku janë. Lënia e një gjykata apeli e vetmja zgjidhje për momentin. 

Për Maks Haxhinë, pavarësisht rritjes së kostove, krijimi i një gjykate apeli të vetme në tiranë është e vetmja zgjidhje që sistemi të mos bllokohet.

Haxhia: Lënia e një gjykata apeli e vetmja zgjidhje për momentin. Me aq sa kam pasur një takim me kryetaren të KLGJ-së, Gjykata e Apelit do të rrinë ashtu siç janë, por pasi nuk kanë gjyqtarë, do të grumbullohen në mënyrë të përkohshme në Tiranë. Kjo do jetë e përkohshme, deri me plotësimin e numrit të gjyqtarëve dhe sipas kryetares do të shkojë përsëri sistemi në këto gjykata.

Kreu i dhomës së avokatëve foli edhe për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, e cila sipas tij është rruga e vetme që ka mbetur për përfundimin e procesit.