Makina me turistë hungarezë ngec në mes të lumit, Aventura, gati sa nuk përfundoi në tragjedi. Shikoni momentin kur shpëtohen
Tre turistë hungarezë kanë arritur të shpëtohen pasi kishin mbetur në mes të lumit, teksa po tentonin ta kalonin me makinë.
Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Plovisht të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin Devoll me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.
Lumi ishte bërë i rrezikshëm për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet.
Grupi prej 4 makinash me gati 15 turistë po ekspolorin zonën, kur makina e parë e cila po kryesonte karvanin hyri në ujë. Tre makinat e tjera nuk u futën kur panë se bashkëudhëtarët u rrëmbyen nga uji e po rrezikonin jetën.
Zjarrifikësit e Maliqit kanë ndërhyrë për të shpëtuar turistët, dy burra dhe një grua,të cilët ishin brenda makinës.
Fatmirësisht ata shpëtuan pa lëndime.


