Vaj ulliri, televizor dhe para/ Arrestohet hajduti i Kavajës, ka grabitur 8 shtëpi brenda 3 muajve
Një 28-vjeçar me iniciale XH.K. është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet gjatë tre muajve të fundit.
Sipas policisë, 28-vjeçari ka grabitur një televizor në banesën e shtetases Sh. K; disa pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetases T. R.; një shume parash në një biznes; disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit I. E.; një shume parash dhe dy aparateve celular në banesën e shtetases A. K.; disa pajisjeve ektroshtëpiake në banesën e shtetases A. Gj.; disa sende me vlerë në banesën e shtetasit P. P; një shumë parash dhe disa sende personale në banesën e shtetasit D. K.
Policia njofton se 28-vjeçari është shpallur në kërkim që prej 13 tetorit, pasi kishte vjedhur një sasi vaj ulliri në një fabrikë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë
Arrestohet në flagrancë një person i shpallur në kërkim për vjedhje.
Zbardhen dhe dokumentohen 8 vjedhje të tjera në banesat e disa shtetasve në Kavajë, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. K., 28 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi më datë 13.10.2021, ka vjedhur një sasi vaj ulliri në një fabrikë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar dhe i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, konkretisht: i vjedhjes së një televizori në banesën e shtetases Sh. K; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetases T. R.; i vjedhjes së një shume parash në një biznes; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit I. E.; i vjedhjes së një shume parash dhe dy aparateve celular në banesën e shtetases A. K.; i vjedhjes së disa pajisjeve ektroshtëpiake në banesën e shtetases A. Gj.; i vjedhjes së disa sendeve me vlerë në banesën e shtetasit P. P; i vjedhjes së një shumë parash dhe disa sendeve personale në banesën e shtetasit D. K.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.