Shehu: Gjysmë milion euro për Rrugën e Arbrit, sa banorë kanë mbetur? Do ishte bërë Skavica
Teksa kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Skavicën si zgjidhja finale për kaskadën e Drinit, deputeti, Dashamir Shehu, thotë se ky është një projekt që diskutohet prej vitesh.
E teksa mbeti në letër për mungesë fondesh, Shehu thotë se paralel me të kemi Rrugën e Arbrit që ka kushtuar gjysmë miliard euro.
I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora ai e konsideron abuziv investimin.
Shehu: Skavicën e konsiderojnë mrekulli që do të shpëtojë gjithë sistemin. Sigurisht që ka rëndësi jo se prodhon ndonjnë gjë të madhe vetë. Skavica e Vogël prodhon pak, në rastin më të mirë mund të prodhojë 300 mega, Komani prodhon 600. Edhe e Vjetra e Madhja ishte 450. Është një rregullator që do të optimizojë kaskadën e Drinit nga 15-20%, goxha fitim. Dalin 150-200 të tjera mega në këtë mes. Por a do të bëhet Skavica, kur do të bëhet Skavica, sa vjet kemi që diskutojmë për Skavicën dhe asnjëherë nuk janë hedhur para. Pse? Se na u dashka të vijnë kompanitë e mëdhaja amerikane.
Mirë se të vijnë. Por ne paralel me Skavicën po në atë zonë kemi bërë Rrugën e Arbrit, është gjysmë miliard euro, sa gjysma e Rrugës së Kombit. Një rrugë me dy karrexhata, që ka vetëm një tub për tunel 2.5 km dhe po shkon 500 milion. Sa vetë kanë mbetur për 500 milion investim, është abuzim. Nëse do kishim vu prioritet serioz të një qeverie Skavicën, do ta kishim bërë. Nuk gjenden lekë, po për rrugën gjenden lekët, PPP-të. Paratë e buxhetit të shtetit nuk janë shpenzuar për prioritete normalet. Kemi një TEC në Vlorë që nuk punon për 6 milion, janë harxhuar 110 dhe nuk harxhohen 6 të tjera. Për këtë punë ishte projektuar, rezervë për ditë të këqia, nuk do punonte për gjithë vitin se ka kosto të lartë. Nuk është bërë asgjë.
