Lazimi: Jemi në mesin e stuhisë së inflacionit, të mbështesim prodhuesit vendas
Eksperti Majlind Lazimi, teksa ka komentuar krizën energjetike në vendin tonë dhe rritjen e çmimeve, shprehet se është e nevojshme që të mbështesim prodhuesit vendas.
I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora, Lazimi thotë jemi në mesin e një stuhie inflacioni ndërkohë shton se pritshmëritë në ekonomi janë të vakëta.
Majlind Lazimi: Përveç energjisë janë edhe disa faktorë të tjerë që kanë ndikuar, me importin. Ka rritje të çmimit të transportit. Është e nevojshme të shikojmë a kemi nevojë për mbështetje të prodhuesit vendas që kanë pothuajse të njëjtat produkte që importojmë. Ajo që është më e vështirë te mielli, vaji. Le të kemi një paketë edhe për biznesin prodhues sepse është e vetmja mënyrë për të amortizuar pasojat e kësaj krize.
Gati 7 mijë kompani sot e marrinë energjinë në treg të hapur. Ne jemi tashmë në mesin e një stuhi inflacioniste. Problemi është a po bëjmë mjaftueshëm, a po koordinojmë me Bankën e Shqipërisë. Pritëshmëritë në ekonomi i kemi shumë të vakëta. Duke dëgjuar këto lloj stuhie të madhe ku nuk thuhet se si do ta zgjidhim, krijon probleme, dhe do largohen investimet e huaja.
