Shehi: Çmimet janë emotive, të mbrohet konsumatori dhe prodhuesi. Politika që duhet të ndiqet
Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, shprehet se çmimet janë emotive dhe nuk kthehen më mbrapa.
I ftuar në emisionin “ Drejt” në RTV Ora, thotë se në situatën që ndodhemi ku çmimet janë rritur duhet të mbrohen prodhuesit nga njëra anë dhe konsumatorët nga ana tjetër.
Dash Shehi: Çmimet janë emotive. Kur shkojnë përpara nuk kthehen më mbrapsht.
Sikur të gjithë faktorët që ngritën çmimet të kthehen mbrapa, nga ana emotive çmimet nuk kthehen mbrapa. Unë do mundoja të mbroja nga njëra anë prodhuesit dhe nga ana tjetër do të mbroja edhe konsumatorët dhe nga një anë tjetër do ua bëja të qartë qytetarëve se nëse çmimet në Shqipëri do të afektohen 20% kosto jetesës dhe shteti do përballojnë një 10%, një 10% do u ngelet në kurriz qytetarëve.
Shehi thotë se duhet të fillohet me politikën e ngritjes së pagave dhe pensioneve, pasi një punëtor nuk mund ta ketë pagën minimale 300 mijë lekë të vjetra.
Dash Shehi: Do filloja me një politikë të ngritjes së pagës e të rritjes së pensioneve. Kjo është një politikë normale qe ne e kemi bërë në çdo kohë. Kjo shoqëri sot nuk mund të rrijë me një pagë minimale 300 mijë lekë punëtori shqiptar siç thotë Rama. Nëse nuk do kemi kurajën që të rriten pagat dhe pensionet kush do i përballojë këto çmime?
