Protestoi te Kryeministria, Meksi: Çmimin e parritur të energjisë do ta paguajmë te produktet e tjera

Aktivisti dhe avokati i njohur, Redon Meksi, i cili ishte dhe sot në protestën para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve thotë se edhe pse qeveria nuk rriti çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël ne do ta paguajmë atë çmim te produktet e tjera.

I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se biznesi i mesëm dhe ai i madh që do të paguajnë më shumë për energjinë, koston do ta shkarkojnë te produktet që prodhojnë.

Redon Meksi: Ai thotë se nuk do ti rrisë çmimin familjarit dhe biznesit të vogël. Që do të thotë se do t'ja rrisë biznesit të mesëm dhe të madhit. Në fund fare do përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve që ata prodhojnë. Ne do ta paguajmë prapë rritjen e çmimit, jo te energjia por te të tjerat. Nga ana tjetër thotë do të fus 200 milion euro nga xhepi jonë për t'ia dhënë OSHEE borxh.

Arbi Agalliu: Kemi abuzime, kam denoncuar vjedhje me 10 mln euro të tre tenderave që janë kryer për blerjen e energjisë elektrike. Nuk janë blerë në bursë.