Shehu: Vendi është në krizë energjitike por pse jemi? Rama e la për minutë të fundit, të mos bëjë të paditurin

Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, gjykon se kriza energjitike nuk duhet ta prekte Shqipërinë në këto përmasa.

I ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, Shehu thotë se qeveria dhe kryeministri Rama e lanë situatën për momentin e fundit, duke mos iu bërë pararojë përmes politikave.

Shehu: Është reale, vendi është në krizë për këtë punë. Puna është pse hymë në këtë krizë, sa realë janë faktorët që e prunë krizën. Politika është për ti dalë gjërave përpara, ditën që ndodhin nuk ka nevojë më për politikanë. Ky e ka lënë këtë punë në minutë të fundit, si ka dalë përpara me politika. Do t'ja shkarkojë komunitetit ndërkombëtar sikur është një ndodhi natyrore si tërmeti, vullkani, do ta shkarkojë te tregu ndërkombëtar, nuk po e mohojmë, por problemi i qeverisë është sa e afekton ajo që po ndodh matanë Shqipërinë, si do ta reduktojmë efektin e asaj që po ndodh në këtë sektor, çfarë na ka munguar gjatë  gjithë këtyre viteve që jemi në këtë gjendje, çfarë na ka munguar gjatë këtij viti në menaxhimin e kësaj situate. Këto janë temat që duhet tu përgjigjet kryeministri, jo të bëjë të paditurin. Në Shqipëri nuk kishte pse të ndodhë në këto dimensione, varësia nga tregu ndërkomnëtar është e tillë. Jemi prodhues vetë.

Shehu kujton krizën ekonomike të 2008-2009, duke nënvizuar se jemi pothuajse në të njëjtën situatë

Shehu: Po marr një krizë paralele, 12 vjet përpara patëm krizën financiare në 2008-2009. A e afektoi ekonominë shqiptare? Sigurisht. Me të njëjtin dimension? Jo sepse kemi qenë jashtë tregjeve financiare. E njëjta situatë është tani, kemi një krizë ndërkombëtare që është e përkohshme por nuk ka pse shkarkohet në mënyrë kaq të përshpejtuar në Shqipëri. Bëjnë sikur ra tërmet, është një gjë që mund të zgjidhet.

Sipas tij, vrulli i qeverisë për të vepruar nuk bën asgjë tjetër veçse mbulon defektet në politikat enertgjitike gjastë gjithë këtyre viteve.

Shehu: Ky njeri, gjithë qeveria,  nuk jep shpjegim asnjëherë për atë që ndodhin në Shqipëri. Ka gjetur dy formula, o ja vesh qeverisë që ishte përpara ose ja vesh ndërkombëtarëve. Ky nuk ka asnjë lloj faji për çfarë ndodh në Shqipëri pavarësisht se ka 9 vjet që e qeveris. E qeveris në mënyrë absolute sepse fatkeqësisht nuk ka pasur përballë ndonjë opozitë të fortë apo mekanizma institucionalë që ti thonë: Ndalo këtu, se kjo nuk bëhet! Ka bërë çfarë i ka dashur qejfi për vite me radhë.