Lazimi: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ishte vrastare për ekonominë

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, thotë se vendimi i qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë ishte i drejtë pasi në të kundërt do të kolapsonte ekonominë.

Lazimi: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ishte vrastare për ekonomninë në shumë aspekte. Do të përshkallëzonte spiralen inflacioniste që është shumë më e thellë dhe dëmshme  për ekonomninë se thjesht rritja e çmimit. Nuk do të përkthehej thjesht në faturën e familjarëve por në rritjen e çmimeve, produkteve ushqimore, produkteve të mallrave të përditshëm. Ky zinxhir do të thoshte që do të kishte më pak biznese që do të prodhonin, nëse konsumatorët nuk kanë mundësi të blejnë parashikoja që të binin dhe arkëtimet.Mund të kishte falimentim biznesi, të papunë të dalë në treg dhe qeveria do të mblidhte më pak para.

I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se me rëndësi është që të garantohet furnizimi me energji.

Lazimi: Ajo çfarë kryeministri duhet të thoshte që ditën e parë është që garancia për furnizimin me energji nuk duhet të vihej në dyshim që ditën e parë. Pashë ankandain e fundit që bëri FTL që nuk arriti të blinte më shumë se 44%, ka vështirësi reale për të gjetur furnizim në treg me çmim shumë të lartë. Nuk kam parë akoma polanin me tre pika, a ka tentativë lër të negociauyar me koncesuiobarët, dy më të mëdhenjtë që eksportojnë energji sot? Nuk e di nëse qeveria ka marrëveshje me koncesionarët si Devolli apo Ayeni për tu thënë që këtë energji që eksportojnë në tregun ndërkombëtar të mbeten për nevojat e vendit, siguria energjitike është siguri kombëtare.