Shkarkimi i Nokës/ Bakalli: Të evitohen përjashtimet, jemi në kaos, PD ka mundësi të dalë e fortë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas debateve brenda grupit të PD, mbrëmjen e sotme, ka njoftuar shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
Nador Bakalli, nga Disapsora për Shqipërinë e Lirë, i ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora thotë se zhvillimet brenda PD i sheh si negative.
Ai tha se përjashtimet ndodhin kur një përfaqësues i caktuar shkon në kundërshtim me ligjet dhe rregullat që janë në kundërshtim të vendit.
Nador Bakalli: I shoh si zhvillime shumë negative. E kam fjalën për aktin e supozuar të përjashtimin. Përjashtimet ndodhin kur një përfaqësues i caktuar shkon në kundërshtim me ligjet dhe rregullat që janë në kundërshtim të vendit.
Ai tha se do ishte në interes të PD që debati brenda forcës politike të mos stimulohej dhe të mos kishte përjashtime. Më tej shton se PD duhet të shfrytëzojë situatën në të cilën ndodhet vendi në mënyrë që të dalë më e fortë.
Nador Bakalli: Gjykoj që sido që të ketë ndodhur kjo çështje një gjë e mirë që ka ndodhur është se ka prodhuar debat brenda opozitës dhe unë gjykoj se do ishte në interes më të mirë të opozitës që ky debat të stimulohej pra të mos kishte as përjashtime, por të shfrytëzohej si një mundësi. Kemi një kaos nga i cili mundet që një PD të dalë më e fortë por duhet që të evitohen përjashtimet apo kërcënimet, ndaj deputetëve dhe anëtarëve brenda partisë.
