Shkarkimi i Nokës, Topalli: Vendim personal i kryetarit, Kuvendi do t'i heqë karrigen Lul Vulës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas debateve brenda grupit ka njoftuar shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Basha gjithashtu ka paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me këtë vendim të cilin e cilëson vendim individual të Bashës.

Topalli shkruan se Basha do ta ketë edhe për pak kohë vulën deri kur Kuvendi t'i heqë karrigen së bashku me vulën.

"Luli paska perjashtur prap me vendim personal sonte ne darke.

Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike.

E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.

Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla.

Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken.

Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera… deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules," shkruan Topalli.