Kriza energjetike/ Bakalli: Gjuha e Ramës si e Vuçiç, reagimi i opozitës s’ishte i duhur
Nador Bakalli, nga Disapsora për Shqipërinë e Lirë, shprehet gjuha dhe mënyra e të folurit e Kryeministrit Rama, në deklaratën ku njoftoi krizën energjetike ishte e ngjashme me atë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora, Bakalli shprehet se nga ana tjetër vërtetë ka krizë por duhet parë se ku ka çaluar vendi ynë.
Nador Bakalli: Rama del në një ditë të diele me një mesazh apokaliptik. Këtë lloj mesazhi me këtë gjuhë të folur e kam parë vetëm të Vuçiç dhe te asnjë vend tjetër të botës. Që në fillesë mendoj se kjo punë është filluar keq, është filluar me ndjellje e paniku. Më duket si një prelutë i dështimeve të qeverisë që mundohet të ja faturojë krizat BE. Nga ana tjetër nuk mohohet se ka një krizë. Por duhet parë se ku kemi çaluar ne si vend. Pra kriza reale ka ardhur atje. Në kanada nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi në faturën e gazit.
Bakalli tha se reagimi i opozitës ditës së nersëme pas deklaratës së Ramës nuk ishte i duhuri. Në këtë moment ka ndërhyrë deputetit i PD Arbi Agalliu, i cili tha se deklarata e PD nuk ka qenë jashtë kontekstit.
Nador Bakalli: Reagimi i Kryetarit të opozitës të nesërmen nuk ishte i duhur. Legjemitoi mesazhin fatalist.
Arbi Agalliu: Deklarata e menjëhershme e PD nuk ka qenë dhe nuk ka se si të jetë jashtë kontekstit të asaj deklarate gogol për shtetasit shqiptar. Ajo që u deklarua nuk ishte vetëm në raport me energjinë elektrike, por ishin ato element që janë në filozofinë e të djathtës ku bazohet te taksat e ulëta.
