"Zot në tokë janë SHBA! Agalliu informohet live për shkarkimin e Nokës


Duke komentuar zhvillimet e fundit në PD, shkarkimin e zotit Noka si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së, kolegu i tij Arbi Agalliu në emisionin "Drejt" në Rtv Ora legjitimon vendimin e kryetarit.

Ndërsa drejtuesi i emisionit Luan Rama lexoi njoftimin e PD-së, Agalliu thotë se aty flitet për abuzim dhe përbaltje.

Ndërkohë ai thotë se Basha ishte i detyruar të merrte në konsideratë rekomandimin e SHBA për Berishën, duke e përkufizuar Amerikën si Zoti në tokë.

Arbi Agalliu: Duhet të lexohet dhe kuptohet çfarë është thënë. Po flitet për abuzim, përbaltje. O ka deputetë gjatë këtyre ditëve që kanë dalë hapur dhe kanë kundërshtuar aktet e zotit Basha të cilat janë bërë në një marrëdhënie të ngushtë me SHBA. Zotin se kemi parë me sy, Zot në tokë janë SHBA. Përfaqësuesja e SHBA, ambasadorja, doli në oborrin e PD dhe foli jo në një gjuhë diplomatike por me një gjuhë ushtarake duke thënë do të hani bar…Nuk di shtet në botë që jo të mos trembet por të mos marrë thellësisht në konsideratë rekomandimet e SHBA. Gjuha e saj ishte e egër dhe e ashpër dhe sa kohë është e tillë ka patjetër diçka të rëndë.