“Maskara, hajdut”, Leka ‘shpërthen’ ndaj Thoma Gëllçit: Mbajeni në kafaz e hidheni çelësin, e zunë haqet e Kosta Grillos
Kantautori Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi akuzohet për afera korruptive.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Leka e ka quajtur Gëllçin, mascara dhe hajdut, ndërsa I ka bërë thirrje gjykatës që të mos e lirojnë nga burgu.
Ai thotë se Gëllçin e ka zënë ‘haku’ i gazetarit Kostandin Grillo, pasi e pushoi nga puna.
“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni!”- shkruan Leka.

Ish drejtori i Radio Televizionit publik Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi u arrestua ditën e djeshme (8 Shtator), pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi një kërkesë të paraqitur nga SPAK.
Gëllçi dyshohet për “shpërdorim të detyrës”.